Arrestohet 3 persona për trafik droge, dënohet me burg Jehon Breçani

Nga Exit News
Arrestohet 3 persona për trafik droge, dënohet me burg Jehon Breçani

Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar gjatë paradites së të hënën 3 persona për trafik droge. Kështu:

Interpol Tirana arrestoi shtetasit shqiptar B. Q. 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprën penale “Organizatë kriminale” dhe “Grabitje me armë”.

Policia e Vlorës arrestoi një 53-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Policia e Tiranës arrestoi për trafik droge me doza të vogla, shtetasin L. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj.

Gjithashtu, Gjykata e Tiranës dënoi me burg për djalin e ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Ai aksidentoi pak ditë më parë në Tiranë 23-vjeçaren Xhenisa Gega, e cila humbi njërën këmbë, dhe ndodhet ende në spital.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>