
Policia e Vlorës ka arrestuar, të shtunën, 31-vjeçari Qazim Ismailajn, i dyshuar se ka strehuar në shtëpinë e tij disa prej klandestinëve të kapur në Vjosë, në 8 janar.
31-vjeçari përdorte shtëpinë e tij në fshatin Trevllazër për të strehuar klandestinë.
Më herët policia ka arrestuar dhe pronarin e një hoteli në Tiranë, i cili kishte strehuar një pjesë të klandestinëve.
Hetimet për të arrestuarin po bëhen nga Prokuroria e Vlorës. Akuza që rëndon fillimish mbi të është ajo e dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri, kryer në bashkëpunim.
Mbrëmjen e 8 janarit, një gomone me 50 migrantë nga vendet e treta u kap në grykëderdhjen e lumit Vjosë.
50 klandestinë po përpiqeshin të kalonin në Itali duke rrezikuar jetën në kushte atmosferike të papërshatshme për të udhëtuar.