
Policia arrestoi, të hënën, Saimir Meçani, i cili akuzohet për dhunë dhe abuzim seksual ndaj gjyshes së tij, 89 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës. Meçani dyshohet se ka qenë i dehur kur ka dhunuar gjyshen e tij.
36-vjeçari nga Lushnja akuzohet për “dhunë në familje” dhe “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.
Për të njëjtat vepra penale Meçani ka qenë më parë i dënuar dhe në Greqi.
Hetimet për rastin po kryhen nga Prokuroria e Lushnjes.