![Infografiku nga Ergin Zaloshnja, ©️Exit News Arrestohet 37-vjeçari, po transportonte emigrantë të paligjshëm](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/09/WhatsApp-Image-2020-09-09-at-13.09.59.jpeg)
Policia e Pogradecit ka arrestuar të mërkurën një 37-vjeçar, i cili po transportonte dy emigrantë të paligjshëm.
Ai synonte që t’i transportonte emigrantët drejt Tiranës dhe më pas drejt Kosovës, kundrejt pagesës.
Hetimet për rastin po vazhdojnë nga prokuroria. 37-vjeçari akuzohet për “ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt”.