
Policia ka arrestuar, të mërkurën, një 45-vjeçar, i cili po transportonte katër emigrantë të paligjshëm.
Në këmbim të një pagese, 45-vjeçari i kishte premtuar emigrantëve nga Lindja e Mesme, kalimin në një nga pikat kufitare të veriut të vendit. Qëllimi i emigrantëve ishte arritja në një vend të Bashkimit Europian.
Hetimet për 45-vjeçarin po kryhen nga prokuroria e Tiranës.