
Pesë persona janë arrestuar, të enjten, nga policia e Korçës teksa transportonin 25 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.
Policia arrestoi në fillim katër persona në dalje të qytetit të Maliqit. Ata I kishin premtuar transportin nga Korça, drejt Tiranës e më pas drejt një prej pikave kufitare të veriut, kundrejt një pagese prej 500 eurosh.
Ndërsa një tjetër u arrestua më vonë me katër emigrantë në makinë.
Tashmë prej disa muajsh, ndihma dhe transporti i emigrantëve të paligjshëm është kthyer në një fenomen. Policia, kryesisht ajo e Korçës dhe Pogradecit, arreston çdo ditë persona, të cilët në shkëmbim të parave, iu premtojnë emigrantëve transport.