Arrestohet Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës në arrati

Nga Exit News
Arrestohet Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës në arrati

Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku është arrestuar të martën dhe tashmë ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Kajmaku, në arrati prej 11 nëntorit 2019, akuzohet për ‘falsikim të vulave’, ‘falsifikim të dokumentave’ dhe ‘kryerje e funksionit shtetëror pas përfundimit të afatit’.

Ndaj tij ka një urdhër arresti dhe masë sigurie ´arrest me burg´, dhënë në mungesë nga Gjykata e Tiranës dhe e lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit.

Për arrestimin e tij dështuan dhjetëra aksione policore të cilat dyshohen se u dekonspiruan.

Në mars 2020, Exit News  postoi foto të Agim Kajmakut duke lëvizur lirshëm në Tiranë dhe Vorë.

Madje në muajt e parë të vitit, Kajmaku është parë duke ecur në një rrugë kryesore në Tiranë, vetëm rreth 500 metra nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Exit News rendit kronologjinë e çështjes Kajmaku, si një prej kryebashkiakëve të prekur nga ligji i Dekriminalizimit:

5 gusht 2019– Agim Kajmaku betohet si Kryetar i Bashkisë Vorë.

22 gusht – PD denoncoi se Kajmaku kishte fshehur një ndjekje penale për falsifikim parash në Greqi.

29 gusht – PD publikoi dokumenta që konfirmonin pretendimet.

13 shtator – Gjykata e Janinës shpall të pafajshëm Kajmakun për akuzën e falsifikimit të parave.

28 tetor – Prokuroria konfirmoi pretendimet e PD-së.

1 nëntor – KQZ shkakron Kajmakun për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

6 nëntor – Kajmaku kallëzohet për falsifikim dokumentash në shkarkimin e ish-vartësve të tij.

11 nëntor – Prokuroria lëshon urdhër arrest për Kajmakun.

12 nëntor – Gjykata e Tiranës vendos arrest me burg në mungesë.

16 nëntor – Kajmaku apeloi vendimin dhe masën e sigurisë.

21 nëntor – Gjykata e Apelit lë në fuqi të njëjtën masë dënimi.

Prej 11 nëntorit zoti Kajmaku është në arrati, ndërkohë që Gjykata e Apelit ka dhënë masën arrest me burg në mungesë. Për arrestimin e tij dështuan dhjetëra aksione policore të cilat dyshohen se u dekonspiruan

Më 17 janar, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për ish-kryebashkiakun Kajmaku, dhe ka dërguar dosjen në gjykatë. Akuzat që rëndojnë mbi Kajmakun janë ‘falsikimi i vulave’, ‘falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘kryerja e funksionit shtetëror pas përfundimit të afatit’.


Lajm në përditësim

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>