Sot, policia arrestoi agjentit e Shërbimit Infromativ Shtetëror, Florian Bushi, për bashkëpunim me banda kriminale.
Ai akuzohet për dhënie informacioni me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, gjatë atentatit të ndodhur më 7 janar, në Mbrostar të Fierit.
Mesazhet dhe telefonatat të cilat vërtetojnë implikimin e tij janë gjendur në telefonin e të arrestuarit për këtë atentat, Ilir Memushaj.
Zoti Bushi është vëllai i avokatit të Partisë Socialiste në KQZ, Eno Bushi.