Arrestohet autori i atentatit në Pogradec, 100 plumba mbi hotelin

Arrestohet autori i atentatit në Pogradec, 100 plumba mbi hotelin

Policia arrestoi Mariglen Topuzin njëri nga 4 autorët e atentatit me armë zjarri kallashnikov, të shtunën, në mëngjes në drejtim të Hotel Voloreka, në Pogradec. Tre autorët e tjerë jaë shpallur në kërkim.

Autorët kanë qëlluar në drejtim të dhomës së hotelit ku flinte djali i pronarit të hotelit, i cili fatmirësisht shpëtoi. Ky ishte sulmi i dytë i kryer në këtë hotel brenda një jave, nga të njëjtët persona.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes pronarit të lokalit, Jetmir Muçollari dhe personit që ka qëlluar me armë, të nisur një vit më parë.

Mariglen Topuzi ka djegur makinën e Jetmir Muçollarit, në gusht të 2019, dhe për këtë është dënuar me burg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>