Arrestohet bashkëpunëtori në arratisjen e shtetasit turk Fatih Faruk Ozer

Nga Exit News
Arrestohet bashkëpunëtori në arratisjen e shtetasit turk Fatih Faruk Ozer

Policia ka arrestuar Altjan Canaj, për bashkëpunim në arratisjen e shtetasit turk Fatih Faruk Ozer, i cili ka përfituar 2 miliard dollarë, në Turqi përmes mashtrimit me kripto monedhën. Shtetasi turk u ndihmua edhe nga Edevaldo Haxhiu, i cili u shpall në kërkim nga policia.

Arrestimi i Canaj u bë pasi ai sëbashku me shtetasin turk u filmuan nga një kamera sigurie ndërsa hynin në një hotel në Tiranë, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Ai u pa duke i dhënë pasaportën e tij recepsionistit.

Hetimet janë duke u zhvilluar në Turqi dhe në vendet e Ballkanit.

Më 22 prill, media njoftoi se ai ishte fotografuar në kontrollin e pasaportës në aeroportin e Stambollit. Ministria Turke e Drejtësisë u shpreh se kishte dërguar një njoftim tek Interpoli në Shqipëri duke u kërkuar autoriteteve të ndalojnë të dyshuarin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>