Arrestohet drejtori i IKMT Dibër dhe administratori i një kompanie kromi

Nga Exit News
Arrestohet drejtori i IKMT Dibër dhe administratori i një kompanie kromi

Policia ka arrestuar drejtorin e degës së Dibrës së Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, IKMT, Lutfi Miftari pasi akuzohet se ka marrë ryshfet nga administratori i një kompanie kromi i cili është arrestuar gjithashtu.

Arrestimet u kryen me urdhër të SPAK, pasi nga hetimet rezulton se Eljo Elezi, administrator i kompanisë “H4 CHROM” i ka dhënë 50 mijë lekë të reja drejtorit të IKMT-së Dibër në këmbim që ky mos të fillonte procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt.

Një grup kontrolli i IKMT kishte konstatuar se kompanisë i mungonte leja mjedisore dhe dokumente të tjera sipas policisë.

Lutfi Miftarit iu sekuestruan 50 mijë lekët  të cilat ja kishte dhënë Elezi. Gjatë kontrollit të banesës së Miftarit policia gjeti dhe sekuestroi 29 500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896 mijë lekë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>