Policia ka arrestuar drejtorin e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj, pasi SPAK e akuzon atë se ka marrë ryshfet në këmbim të lejeve të legalizimit.
Policia njofton se hetimet ndaj 38-vjeçarit kanë 9 muaj që kanë nisur nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin e tij pasi ka dyshime se drejtori i Kadastrës së Beratit merrte para për të dhënë leje legalizimi.
Dy ditë më parë SPAK njoftoi për arrestimin e dy inspektorëve të Mbrojtjes së Territorit në Kamëz, pasi i akuzon se merrnin para për të dhënë leje ndërtimi.