Arrestohet drejtuesi i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi

Nga Exit News
Arrestohet drejtuesi i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi u arrestua pak më parë nga policia në Tiranë, për pjesmarrje në protestën para Ministrisë së Jashtme kundra ndarjes së detit më Greqinë.

Vetëvendosje në një njoftim për shtyp sqaroi se arrestimi i Boiken Abazit ishte i porositur.

“Ky arrestim është tipikisht i porositur. Arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin”, njoftoi LVV.

Vetëvendosje akuzoi kryeministrin Rama se ka “shënjestruar Vetëvendosjen dhe Boiken Abazit [..], duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek”.

LVV i bëri thirrje policisë të lirojë Abazin:

“Rama nuk mund të na ndalë me arrestime të shënjestruara. Bëjmë thirrje të lirohet Boiken Abazi një orë e më parë, e të dënohen urdhërdhënësit për përndjekjen politike e shënjestrimin që po na bëjnë!”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>