Arrestohet i dyshuari që tentoi të vriste nipin e deputetit Harusha

Nga Exit News
Arrestohet i dyshuari që tentoi të vriste nipin e deputetit Harusha

Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin që qëlloi me armë drejt Fation Harushës, një ditë më parë.

Autori është Gjekson Pusi, 33 vjeç, i cili kishte thyer masën e arrestit ‘arrest shtëpie’, për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje me armë.

Mesditën e 29 qershorit, Pusi bashkë më një person tjetër, ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Fatjon Harushën, 30 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuq në Vukatane të Shkodrës. Harusha i shpëtoi atentatit, pa marrë asnjë plagë.

Harusha ka qenë në makinën e tij duke ecur, teksa dy persona, Pusi dhe një vajzë, mbi një motorr në lëvizje, e kanë qëlluar me armë zjarri.

Harusha është djali i xhaxhait të deputetit të PS, Luan Harusha.

Në korrik të 2018-ës, gazeta e rëndësishme belge La Derniere Heure përmendi deputetin socialist si ‘mbrojtësin politik’ të bandës së fisit Bajri nga Shkodra.

Gazeta akuzonte deputetin Harusha se kishte shpëtuar Safet Bajrin, kreun e bandës, nga arrestimi pas një grindje me armë të ndodhur në një nga lokalet më të famshme të Shkodrës.

Kjo lidhje ndërmjet deputetit të PS dhe bandës Bajri është denoncuar më parë edhe nga opozita dhe disa media të vendit.

Vetë deputeti socialist Harusha i ka mohuar lidhjet me Safet Bajrin, pas shkrimit në median belge.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>