Arrestohet ish gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj për dhunë në familje

Nga Exit News
Arrestohet ish gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj për dhunë në familje

Policia arrestoi të shtunën ish gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj.

Ai akuzohet për “Dhunë në familje e përsëritur”, “Dhunë në familje në prani të të miturve”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” si dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Malaj u shoqërua të premten në komisariat pas një konflikti me të birin për një makinë.

Në 27 korrik 2020 Alaudin Malaj dha dorëheqjen gjatë procesit të kryerjes së rivlerësimit të figurës nga KPK që nga viti 2018.

Në 16 shtator, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vetingut për Malajn pas dorëheqjes.

Alaudin Malaj është gjyqtari që bëri publik vendimin e dënimit të Geron Xhafajt, vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm.

Gjithashtu, Malaj ishte një nga 5 anëtarët e trupit gjykues që dhanë pafajësi për të gjithë anëtarët e organizatës “Hakmarrja për drejtësi”. Madje në 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin ndaj 5 gjyqtarëve të Apelit të Krimeve të Rënda, me kërkesë të ish-presidentit Bujar Nishani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>