
Policia e Vlorës ka arrestuar të mërkurën juristin H.SH. në Kadastrën e Vlorës, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh.
Dyshohet se ai ka falsifikuar dokumentet për një banesë në Vlorë.
Prokuroria po e hetonte juristin prej më shumë se një viti.
Gjykata e Vlorës ka dhënë për të masën e sigurisë ‘arrest në burg’.