Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka vendosur arrestimin e mjekut Edvin Prifti. Sipas gazetares Klodiana Lala Prifti do të transferohet në burgun “313” ose “302” në kryeqytet.
Në një deklaratë për gazetaren Lala, mjeku Prifti sqaroi se shuma e parave të gjetura në banesën e tij ishin të bashkëshortes së tij, pas një kontrate shit-blerjen me të motrën.
“Ne paraqitëm gjithë dokumentacionin që këto janë të ardhura të ligjshme me një kontratë të bashkëshortes sime të shit-blerjes së një prone”.
Ai tha se ka qënë në dijeni të hetimit të SPAK që më datën 9 shkurt, kur SPAK konfiskoi kartelat e pacientëve të doktorit.
SPAK vendosi më 11 shkurt pezullimin nga detyra të Priftit, pasi u kap në një përgjim të sekretares së Gjykatës së Krujës për kryerjen e një operacioni jashtë radhe në këmbim të parave.
Më pas, prokurori Martini pas gjetjes së shumës prej 250 mijë euro në banesën e mjekut vendosi ndryshimin e masës së arrestin, në “arrest me burg”.