Arrestohet në Amsterdam një nga trafikantët më të mëdhenj në botë të drogës

Nga Exit News
Arrestohet në Amsterdam një nga trafikantët më të mëdhenj në botë të drogës

Policia holandeze njoftoi të shtunën se kishte arrestuar kreun e një sindikate aziatike droge, i cili është ishte renditur si një nga personat më të kërkuar në botë dhe është krahasuar me trafikantin meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.

Tse Chi Lop, shtetas kanadez i lindur në Kinë, u arrestua të premten me kërkesë të policisë australiane, e cila drejtoi një hetim që zbuloi se organizata e tij dominon rrugët e tregëtisë së drogës në rajonin e Azisë dhe Paqësor, me fitime që përllogariten rreth 70 miliardë dollarë në vit, tha zëdhënësi i policisë holandeze Thomas Aling .

Tse pritet të ekstradohet pasi u paraqit para një gjykatësi, tha Aling, duke shtuar se arrestimi i tij nga policia kombëtare ndodhi pa incidente në aeroportin e Amsterdamit Schiphol.

“Tse Chi Lop është në kategorinë e El Chapo ose ndoshta Pablo Escobar”, tha Jeremy Douglas, përfaqësues i Azisë Juglindore dhe Paqësorit për Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin për Reuters në 2019.

Sindikata që ai dyshohet të drejtojë është e njohur si “Kompania” dhe njihet kryesisht për trafikun e metamfetaminës dhe nënprodukteve të saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>