Arrestohet në Dubai Florenc Çapja

Arrestohet në Dubai Florenc Çapja

Policia arrestoi të shtunën Florenc Capjan në Dubai. Operaciomi për kapjen e tij u realizua të premten nga Interpol.

Çapja është shpallur në kërkim nga policia pasi gjykata e Elbasanit ka vendosur arrest me burg për të.

Florenc Çapja akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës në vitin 2006. Sipas policisë autor i këtij atentati ka qenë Florenc Çapja, i cili në të shkuarën është akuzuar edhe për vrasjen e Memës – ekzekutuar më 13 mars 2015 në Torino, Itali – dhe Gentian Beqirit. Të dy këta akuzoheshin nga familja Çapja për vrasjen e Sokol Çapjes – vrarë më 26 dhjetor 2005.

Në vitin 2012, ai u gjykua për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirajt. Sipas policisë autorët e kësaj vrasjeje të dyfishtë janë Ervis Bardhi (38 vjeç) dhe Etien Çani (28-vjeç).

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>