
Arrestohet në Dubai për llogari të Shqipërisë Plarent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës, pas shpalljes në kërkim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.
Në datën 8 dhjetor SPAK shpalli në kërkim ndërkombëtar Lulzim Berishën dhe Plarent Dervishajn, për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut 15 vjet më parë.
Tashmë nga pesë të akuzuarit, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla, L. Reçi dhe Lulzim Berisha, vetëm ky i fundit mbetet ende në arrati.