
Policia kufitare e Morinës ka arrestuar, të dielën, një 25-vjeçar maqedonas, në kërkim nga Austria.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Vjenës, në vitin 2018, e ka dënuar për ‘vjedhje me armë’.
I riu pritet të ekstradohet drejt Austrisë së shpejti.
Veprimet për rastin po kryhen nga prokuroria e Kukësit.