Arrestohet në Tiranë një tjetër i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Nga Exit News
Arrestohet në Tiranë një tjetër i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 38-vjeçar u arrestua sot në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

I arrestuar me inicialet Gj.Ll është dënuar nga gjykata e Romës për “trafikim të narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim”, në vitin 2019.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, do të kryejnë hapat e mëtejshëm për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Ditët e fundit, policia ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë në kërkim ndërkombëtar:

– një 24-vjeçar nga Taxhikistani pjesë e organizatës terroriste ISIS, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

një shqiptar 35-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga Italia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>