Një shtetas nga Taxhikistani në kërkim ndërkombëtar për akte terroriste u arrestua sot, më 30 prill në Tiranë.
24-vjeçari është pjesë e organizatës terroriste ISIS. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga interpoli gjerman, pasi në 21 prill 2020 është dënuar nga Gjykata Federale në Karlsruhe, për veprën penale “pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”.
I riu nga Taxhikistani ishte pjesë e celulës së ISIS-it në Gjermani.
Ai pritet të ekstradohet së shpejti.