
Policia e Matit arrestoi të shtunën një 26 vjeçar të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe trafi të lëndëve narkotike.
Policia njoftoi se i arrestuari S. N., 26 vjeç, banues në Burrel u dënua nga Gjykata e Matit për “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”, “Kanosje” dhe “ Prishje e qetësisë publike”.