Arrestohet një 41 vjeçar, shpërndante drogë në Kolonjë

Nga Exit News
Arrestohet një 41 vjeçar, shpërndante drogë në Kolonjë

Policia arrestoi të mërkurën një 41 vjeçar pasi shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Kolonjës.

Një njoftim zyrtar, Policia shkruan:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në bashkëpunim me specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 41 vjeç, banues në Leskovik.”

Sipas policisë, personit i janë gjetur në banesën e tij doza me kannabis.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>