
Një polic i forcave RENEA është arrestuar të premten në Tiranë duke transportuar 1 kilogram kokainë.
Gjatë operacionit anti-drogë janë arrestuar edhe dy persona të tjerë që udhëtonin me të makinë.
Operacioni është nisur nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit pas informacionit se efektivi i RENEA-s ishte përfshirë në trafik droge.
Operacioni është ende në vijim pasi dyshohet për persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të kokainës.