
Policia ka arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, në Tiranë një drejtues makine për shkak të përdorimit të alkoolit.
“Në funksion të kontrolleve policore, në rrugën “Isuf Elezi” është ndaluar drejtuesi i një automjeti, pasi po udhëtonte në mënyrë të çrregullt. Nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi E. B. po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1.10 mg/l testi i parë dhe 0.91 mg/l testi i dytë.”
Gjithashtu E.B kishte tentuar t’i jepte 10 euro punonjësve të policisë.