
Policia arrestoi të martën një 39 vjeçare të shpallur në kërkim.
Sipas njoftimit të policisë, e arrestuara është Athanasia Kyriakou, 39 vjeçe, banuese në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.
39-vjeçarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina, pasi Gjykata e Larisës në Greqi e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal grek.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje drejt Greqisë.