Arrestohet një person për trafikim minash me telekomandë

Nga Exit News
Arrestohet një person për trafikim minash me telekomandë

Policia ka arrestuar në flagrancë një 50-vjeçar të cili iu gjetën 4 mina të telekomanduara të lidhura me një celular.

Arrestimi është kryer në Ishëm të Durrësit, ndërsa sipas policisë, 50 vjeçari banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ndodhej aty për t’i shitur minat për 10 mijë euro.

Personi në fjalë ka precedent penal për kultivim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.

Një muaj më parë në Durrës u arrestua një 30-vjeçar nga Fushë-Kruja të cilit gjatë kontrollit iu gjetën dy mina të cilat do t’i shiste.

Po në Durrës disa ditë më parë, u zbuluan 50 kg tritol të cilat synonin të shpërthenin një fabrikë çimentoje por që fatmirësisht nuk shpërthyen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>