
Një person është arrestuar pasi është kapur duke transportuar 5 imigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.
Policia ka ndaluar një 40-vjeçar në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Libonik.
Ai do të transportonte imigrantët e paligjshëm drejt Tiranës dhe më pas u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit.
Që nga vitit 2018 Shqipëria është bërë një nga korridoret kryesore të imigrimit të paligjshëm të qytetarëve afrikanë dhe aziatikë drejt BE-së.
Numri i imigrantëve të paligjshëm që janë kapur nga autoritetet në Shqipëri është rreth 20 mijë.