Arrestohet një shqiptar në Greqi, pjesë e një grupi trafikantësh droge

Nga Exit News
Arrestohet një shqiptar në Greqi, pjesë e një grupi trafikantësh droge

Një 29 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke si pjesë e një operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës Spanjë -Greqi.

Policia arrestoi edhe një 63 vjeçar grek dhe shpalli tre të tjerë në kërkim. Nga hetimet u gjet se grupi ka trafikuar 122 kilogramë kanabis në portin e Igumenicës.

Përveç drogës, policia sekuestroi dy makina, 970 euro, si dhe 3 telefona celularë. Policia greke bën me dije gjithashtu se përfitimet nga shitja e drogës kapin shifrën e 700 mijë eurove.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>