Arrestohet një shqiptar për trafik droge në Britani

Nga Exit News
Arrestohet një shqiptar për trafik droge në Britani

Policia britanike në Kent ka arrestuar një shqiptar, emigrantë të paligjshëm, duke trafikuar kokainë. Lajmi u dha nga gazeta britanike ‘Kent Online’, të mërkurën.

Shqiptari me inicialet Xh. D., 24 vjeç ishte përzënë disa herë nga Britania. Por ai kishte hyrë në Britani në mënyrë të paligjshme.

Policia i sekuestroi atij kokainë dhe kanabis me vlerë deri në 10,300 £ dhe 600 £ kesh.

I arrestuari i pranoi të dy akuza për trafik drogë dhe armëmbajtje pa leje. Ai u dënua me 40 muaj burg. Avokatja i tij i justifikoi veprimet e të arrestuarit me faktin se “ai nuk ishte në gjendje të punonte për shkak të statusit të tij të emigracionit dhe ishte “një djalë i ri që kishte shumë të ngjarë të shfrytëzohej nga bandat e drogës”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>