Arrestohet një turk për trafik të paligjshëm emigrantësh

Nga Exit News
Arrestohet një turk për trafik të paligjshëm emigrantësh

Një shtetas turk 42 vjeç, i shpallur në kërkim për transport të paligjshëm emigratësh u arrestua në Sarandë. Erkan Akin, banues në Sarandë, u dënua Gjykata e Apelit Gjirokastër më 20 mars 2021, me 8 muaj burg, për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Policia njoftoi të hënën se “në 6 tetor të 2019, Policia Kufitare në [..] ka ushtruar kontroll në anijen turke “ Rest” të ankoruar në Portin e qytetit dhe për rrjedhojë u arrestuan dy shtetas turq. Sipas uniformave blu në pranga ranë Erkan Akin 40 vjeç, banor i Bodrumit Turqi, njëherësh edhe kapiteni i anijes “ Rest” si dhe 31-vjeçari Nexhati Itmec, po nga Bodrumi Turqi, marinar i anijes. Arrestimi i tyre ndodhi pasi nga kontrolli në anijen “Rest” 31 – vjeçari Nexhati Itmec u gjet i fshehur në njerën nga dhomat e anijes”, me dokumenta fallso.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>