
Një rrjet i trafikut të kokainës nga Gjermania drejt Zvicrës por që drejtohej nga shtetas shqiptarë është goditur sot nga prokuroria.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e 2 personave, mes të cilëve një zjarrfikës i cili dyshohet se drejtonte grupin. Ky i fundit është arrestuar nga policia.
Ata rekrutonin persona të cilët i dërgonin në Gjermani dhe Zvicër për të transportuar kokainën.
5 bashkëpunëtorë të tjerë të grupit janë arrestuar nga policia zvicerane.
Hetimet kundër këtij grupi kishin nisur në vitin 2015.