Arrestohet qytetari me 72 pako fishekzjarre

Nga Exit News
Arrestohet qytetari me 72 pako fishekzjarre

Policia e Durrësit ka arrestuar, të enjten, një qytetar dhe ka sekuestruar 72 pako me fishekzjarre në makinën e tij.

Ndaj të arrestuarit rëndon akuza e ‘tregtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë’.

Në njoftim për shtyp, policia lajmëron se do të vazhdojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve.

Prej disa vitesh tashmë, në vend nuk lejohet përdorimi dhe tregtimi i fishekzjarreve dhe lëndëve të tjera plasëse, nga qytetarët, pa leje të veçantë përdorimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>