Steve Bannon, ish këshilltari i Presidentit Trump u arrestua të enjten në New York për mashtrim me fushatën e mbledhjes së fondeve për ngritjen e murit në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-ve.
Bannon akuzohet pë përvetësim të qindra mijërave dollarë të dhuruesve në lidhje me fushatën “Ne Ndërtojmë Murin”, ku u mblodhën 25 milionë dollarë, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë. Ai ka marrë më shumë se 1 milionë dollarë, një pjesë të mirë të të cilave e ka përdorur për të mbuluar shpenzime personale.
Prokuroria e New Yorkut tha se Bannon sëbashku me tre persona të tjerë kanë gënjyer dhuruesit duke i thënë se me paratë e mbledhura do të ndërtohej muri me Meksikën.
Të katërt personat akuzohen për bashkëpunim me qëllim mashtrimin dhe pastrimin e parave, secila prej ketyre veprave penale dënohet maksimumi me 20 vjet burg.