Arrestohet tekniku i AlbChrome pas vdekjes së minatorit në Bulqizë

Arrestohet tekniku i AlbChrome pas vdekjes së minatorit në Bulqizë

Policia e Dibrës ka arrestuar teknikun e kompanisë AlbChrome në minierën e Bulqizës ku humbi jetën dy ditë më parë një punëtor 35-vjeçar si dhe ka proceduar penalisht dy brigadierë.

Sipas policisë, këta persona kanë neglizhuar kontrollin e gjendjes teknike të minierës gjë e cila është bërë shkak më pas për shembjen brenda galerisë, e cila ka lënë të vdekur minatorin.

Në lidhje me aksidentin, komania AlbChrome është shprehur në një deklaratë për mediat se ai ka ndodhur “si pakujdesi gjatë punimeve për armatimin e galerisë”.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka reaguar duke denoncuar se aksidentet në miniera janë bërë të përditshme dhe fajtorë shpallen minatoret ndërsa nga ana e shtetit nuk është ndërmarrë asnjë hetim.

Me gjithë vdekjet e shumë minatorëve në minierat e kromit në Bulqizë, asnjë drejtues apo pronar i kompanive koncesionare nuk është ndjekur penalisht në tre vitet e fundit.

Në shumicën e rasteve fajtor është bërë minatori duke thënë se “nuk është treguar i kujdesshëm”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>