Ylli Ndroqi, pronari i televizionit RTV Ora, është ndaluar mëngjesin e së hënës nga forcat speciale pranë zonës së TEG-ut, në Tiranë.
Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion, SPAK ka njoftuar se ka dyshime të arsyeshme, se Ylli Ndroqi, i njohur dhe me emrin Xhemail Pasmaçiu, ka qënë i përfshirë në aktivitete kriminale.
Mësohet se SPAK ka hetuar prej disa kohësh Ndroqin.
Atij i është sekuestruar dhe pasuria.
Ylli Ndroqi është president i grupit mediatik Yldon Media, që përfshin dy televizione kombëtare, RTV Ora News dhe Channel 1, si dhe një radio informative.
Lajm në përditësim