Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord për një armëpushim të ri duke nisur nga mesnata e ditës së shtunë.
Të dyja vendet kanë akuzuar njëri-tjetrin për sulme të reja në shkelje të një armëpushimi një-vjeçar të ndërmjetësuar nga Rusia që nuk kishte arritur të ndalte luftimet më të këqija në Kaukazin e Jugut që nga vitet 1990.
Azerbajxhani tha se 13 persona civilë u vranë dhe më shumë se 50 u plagosën në qytetin Ganja nga një sulm me raketa armene.
Luftimet janë përqendruar në rajonin e Nago-Karabakun, një territor që njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i populluar dhe qeverisur nga armenët etnikë.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ndërmjetësoi bisedimet e armëpushimit një javë më parë, bisedoi me homologët e tij armenë dhe azerbajxhanas të shtunën dhe theksoi se armëpushimi duhet të respektohet. Lajmin e dha ministria e jashtme ruse.
Ministria e jashtme e Nago-Karabakut tha në një deklaratë për shtyp se: “ne i mirëpresim përpjekjet e bashkëkryesuesve të grupit Minsk të OSBE-së, si dhe Armenisë për të arritur një armëpushim në zonën e konfliktit”.
Grupi i Minskut drejtohet nga Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se armëpushimi duhet të jetë i pakushtëzuar dhe i respektuar në mënyrë rigoroze nga të dy palët.