Arrihet armëpushimi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit me ndërmjetësimin e SHBA-ve

Nga Exit News
Arrihet armëpushimi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit me ndërmjetësimin e SHBA-ve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës lajmëruan arritjen e armëpushimit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ditën e dielë.

Armëpushimi do të hyjë në fuqi më 26 tetor, në orën 08:00, sipas deklaratës së përbashkët të departamentit amerikan të shtetit, Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Urime kryeministrit armen Nikol Pashinyan dhe presidentit azerbajxhanas Ilham Aliyev, të cilët sapo ranë dakord të ulin armët, në mesnatë (ora amerikane). Shumë hetë do të shpëtohen”, tha presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, në Twitter, pas arritjes së marrëveshjes.

Njoftimi wrdhi pasi sekretari i ShBA-ve Mike Pompeo zhvilloi dy takime të vecanta me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit, në Uashington, të premten.

“Këto takime u zhvilluan me praninë e dy drejtuesve të grupit Minsk të OSBE-së, i ngritur pas konfliktit, nga Franca, Rusia dhe SHBA-të”, vazhdon njoftimi i ShBA-ve.

Kryetarët e grupit të Minsk dhe dy ministrat e jashtëm, ai armen dhe azerbajxhanas do të takohen më 29 tetor, në Gjenevë.

Armenia dhe Azerbajxhani edhe më parë kanë rënë dakord për armëpushim, por nuk e kanë zbatuar.

Lufta nisi më 27 shtator pas një diskutimi për ndarjen e territorit të rajonit Nagorko-Karabakh.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme