Arrihet marrëveshja, AKR pjesë e listës së LDK-së në zgjedhje

Nga Exit News
Arrihet marrëveshja, AKR pjesë e listës së LDK-së në zgjedhje

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, ka arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të drejtuar nga Isa Mustafa për të garuar në zgjedhje e parakohëshme të 14 shkurtit, si pjesë listës së LDK-së.

Nnë këtë listë, AKR do të ketë 10 kandidatë për deputetë sipas sekretarit të përgjithshëm të AKR-së, Vesel Makolli, raporton Telegrafi.

Kërkesa e AKR-së ka qenë që të ketë koalicion por marrëveshja është bërë që të shkohet me listë të përbashkët.

Ndërkaq nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 kanë bërë të ditur se janë paraqitur vetëm dy koalicione parazgjedhore, atë Vakat dhe Zajedno.

Partitë kanë afat deri në orë 18:00 për të zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>