Kosovë‑ Është arritur sot marërveshja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Marërveshja u frimos sot nga Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu malajzez Filip Vujanoviç.
Të dy presidentët, në një deklaratë të përbashkët për shtyp i bënë thirrje deputetëtve të miratojnë marrëveshjen e dakordësuar në vitin 2015.
Në shtator të 2016, shumica e parlamentare në Kosovë nuk mundi të sigurojë dy të treta e votave në Kuvend, të nevojshme për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Shqyrtimi i marrëveshjes në Parlament u përcoll me protesta paqësore të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.
Marrëveshja për përcaktimin e vijës kufitare midis Kosovë dhe Malit të Zi, e rëndësishme për negociatat me BE-në, u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy vendeve në Vjenë më 26 gusht 2015.
Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosja e quajtën këtë marrëveshje një padrejtësi për Kosovën, pasi 8200 ha tokë nga territori i Kosovës i jepet Malit të Zi.