Opozita dhe shumica socialiste kanë arritur marrëveshjen për reformën zgjedhore.
Sipas dokumentit të bërë publik, Komisioni i Reformës Zgjedhore do të ndryshojë emër dhe do të quhet Këshilli Politik.
Këshilli Politik do të përbëhet nga dy përfaqësues të opozitës dhe ekspertë të caktuar prej tyre, si nga dy nënkryetarët e Komisionit Zgjedhor, Gjiknuri dhe Hajdari.
Këshilli do të diskutojë për rekomandimet e OSBE-së, çfarë nënkupton se nuk do të ketë bisedime për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ai do të mblidhet brenda janarit 2020 dhe do të përfundojë mandatin më 15 mars 2020.