
Kosova dhe Serbia bien dakord për elementët kryesorë që do të përbëjnë procesin e dialogut mes tyre, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Dakordësia është arritur në takimin virtual mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me zyrtarët e latë europianë Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak.
Lajmi është njoftuar nga Lajçak në një konferencë për shtyp.
Gjatë video-telefonatës është dakordësuar edhe rendi i ditës për takimin e rradhës mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Hoti, që do të jetë në Bruksel në datën 16 korrik.