Arrin në 102 numri i viktimave në Turqi, mbi 960 të plagosur

Nga Exit News
Arrin në 102 numri i viktimave në Turqi, mbi 960 të plagosur

Ka arritur në 102 numri i viktimave nga tërmeti që preku më së shumti Izmirin në Turqi.

Po ashtu deri tani 962 persona janë plagosur, me të cilëve 219 janë ende të shtruar në spitale.

Sipas ekspertëve, deri më tani mbi 900 pasgoditje janë ndjerë në Izmir.

Me kalimin e orëve ulen dhe shpresat për të gjetur gjallë të tjerë persona të mbetur mes rrënojave. Por të martën, pas 91 orësh një vajzë 3-vjeçare është mundur të nxirret e gjallë nga rrënojat.

Mes viktimave janë dhe tre shqiptarë nga Kosova. 

Po ashtu dy persona, 15 dhe 17 vjeç, kanë humbur jetën në ishullin grek Samos, vend i prekur nga tërmeti.

Tërmeti, që ndodhi më 30 tetor në detin Egje, ishte 7,0 shkallë të Rihterit.

Qyteti më i prekur nga tërmeti ishte Izmiri, ku të paktën 58 ndërtesa janë shembur totalish, 397 të tjera më pak dhe 66 më dëme deri diku serioze.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>