Mbas arritjes së marrëveshjes për koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Në një postim në Twitter, Rama e konsideron një ditë të shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve,Zoran Zajev,marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve,veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë.”
Ahmeti dhe Zaev ranë dakort që ky i fundit të jetë kryeministër për një mandat të plotë ndërkohë që 100 ditët e fundit të qeverisjes kryeministri të zgjidhet nga BDI-ja.