Autoriteti Rrugor njoftoi se nga nesër do të nisë puna për larjen e mureve të Tunelit të Krrabës, proces ky që do të zgjasë 30 ditë.
Për shkak të fluksit të madh të makinave që qarkullojnë në këtë aks rrugor, procesi I larjes do të bëhet në orën 21:00 deri në 06:00.
ARRSH bën me dije se gjatë këtij orari do të punohet për larje në njërin tub, duke lënë të lirë për qarkullim tubin tjetër.