Arta Dade akuza ndaj ministrit Tahiri

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS, deputetja Arta Dade dhe ministri Sajmir Tahiri debatuan për një ndërtim pa leje. Zonja Dade akuzoi Ministrin se po mbron bandidët që ndërtojnë pa leje. Duke iu referuar një ndërtimi në pallatin e saj, Zonja Dade tha se pavarsisht se banorët e pallatit kanë lajmëruar Inspektoriatin Kombëtar të  Mbrojtës së Territorit apo Policin, nga asnjë institucion nuk kanë marrë përgjigje.

“Ky është shteti që donim të ndërtonim?! Unë, deputetja e Parlamentit, nuk gjej dot zgjidhje nga shteti im për një padrejtësi që po u bëhet 50 familjeve të një pallati. Po qytetarët e thjeshtë si trajtohen?!” – u shpreh deputetja Dade.

Ndërkohë, e vetmja përgjigje e ministrit Tahiri ishte se policia ka bërë verifikimet për rastin, por ka rezultuar se personi kishte leje për rikonstruksion ndërtese nga Bashkia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>