Arta Marku le edhe KED-in, zëvendësohet nga një prokuror i kohës së komunizmit

Nga Stafi i Exit
Arta Marku le edhe KED-in, zëvendësohet nga një prokuror i kohës së komunizmit

Arta Marku nuk mund të jetë pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për shkak se nuk u zgjodh si Prokurore e Përgjithshme.  Ajo u përzgjodh me short dje për të qënë pjesë e KED si përfaqësuese e Prokurorisë së Përgjithshme. Me largimin e saj nga drejtimi i Prokurorisë së Përgjithshme, ajo humbet statusin si prokurore pranë kësaj prokurorie.

Kushtetuta përcakton se “pas përfundimit të mandatit dhe me kërkesë të tij, Prokurori i Përgjithshëm emërohet në detyrën e mëparshme ose gjyqtar në gjykatën e apelit”.

Në varësi të zgjedhjes së saj, ajo do të kthehet në Prokurorinë e Shkodrës ku ushtronte detyrën më parë ose do të emërohet gjyqtare në një nga Gjykatat e Apelit.

Kështu ajo nuk mund të jetë më anëtare e KED. Vendin e saj do ta zërë prokurori Bilbil Mete­­­.

Zoti Mete ka mbajtur funksionin e drejtuesit të hetuesisë në Dibër dhe më pas atë të prokurorit, gjatë periudhës së komunizmit. Në vitin 1997 ai u emërua si Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Prokurori Mete ende nuk ka kaluar procesin e vetingut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>