Artes Ferruni, shqiptarja e parë fituese e çmimit IEMMY

Nga The Balkanista
Artes Ferruni, shqiptarja e parë fituese e çmimit IEMMY

Një regjisore 25 vjeçare ngriti flamurin e shqiptar në industrinë e filmit në një nga organizimet më të njohura për ndarjen e çmimeve.

Regjisorja e re, Artes Ferruni fitoi së fundmi çmimin Krijuesve të rinj Ndërkombëtar, në festivalin ndërkombëtar Emmy në Neë York, për filmin e saj të shkurtër “It starts within”

Që prej moshës 7 vjeçare, ajo ndihmoi prindërit e saj në dyqanin e tyre­-ata hapën dyqanin e parë të produkteve organike në Shqipëri. Një adhuruese e kërcimit latin që në një moshë të vogël, tashmë ajo ndodhet në qendër të vëmendjes për filmin e saj dhe historia e saj është një histori arritjeje, këmbëngulje dhe krijimi.

Më një histori të shkurtër, ajo prek temën e paqes.

“Është emocionuese të mbash një qëndrim të caktuar për paqen. Ku ka filluar ajo? Unë mundohem t’i përgjigjem kësaj pyetje thelbësore. Besoj se paqja fillon brenda nesh- dhe vetëm nga aty mund të mund të përhapet kudo”, pohoi Artes.

Ajo shtoi: ” Unë u emocionova, kur mësova se videos time, iu dha mundësia të prezantohej në një aktivitet kaq të njohur. Besoj se në kohën e rrjeteve sociale dhe konsumit të shpejtë, kjo është një nga mënyrat më të mirat për të krijuar një impakt të prekshëm dhe pozitiv në mbarë botën.”

Çmimet Emmy, përveç fokusit në programe televizive, kanë hapur një kategori të veçantë për të nderuar fituesit e çmimeve JCS, themeluar nga biznesmeni dhe filantropisti Ronald S.Lauder. U themelua “për të zbuluar dhe ndjekur talentet e reja në të gjithë botën të cilët flasin rreth paqes.”

Regjisorë nga vende të ndryshme paraqesin filmat e tyre të shkurtër 1 minutëshe, pas së cilës, bëhet një votim publik në internet. Në raundin e fundit fituesit përzgjidhen nga një juri me”fjongo blu” me pjesmarrës nga e gjithë bota, të udhëhequr nga presidenti i JCSI, Michal Grayevsky!

Regjisorja, Artes ishte e entuziazmuar që mori këtë çmim por më shumë, e vendosur për të vazhduar prodhimin e filmave të shkurtër, por të rëndësishëm, si kjo. Ajo shpreson të jetë një zë i fuqishëm me qëllim tregimin e një historie, mes historive plot tension në internet.

Ky artikull është publikuar më parë te The Balkanista.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>